Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

811 dollarë, xhinset me “njollë urine” nga firma e famshme ndezin debat në rrjet

Dizajni i këtyre xhinseve nuk ishte një incident, pavarësisht se udket sikur ke pasur një të tillë, nëse vesh njëpalë nga këto xhinse.

Xhinset je fundit të Jordanluca, të cilat debutuan në pistën vjeshtë/dimër 2023, shfaqin një njollë të errët në zonën e ijeve të pantallonave dhe kritikët thonë se duket sikur personi që i vesh ka urinuar.

Xhinset e markës britaniko-italiane të veshjeve për meshkuj tani janë “sold out” në internet, ndërsa çmimi i tyre origjinal ishte 811 dollarë.

Fotot, megjithatë qarkullojnë kudo nga kritikët.

“Nuk duhet më të presësh për banjën, thjesht mund të urinosh aty ku je dhe të thuash se është dizajni,” shkroi një person në internet, raportoi The Sun.

“Pse dikush duhet t’i veshë këto?” shkruajti dikush tjetër.

“Ti nuk je i lezetshëm nëse nuk urinon pantallonat”, shtoi një tjetër.

Xhinsi ishte veshja hapëse për pistën e markës vjeshtë/dimër 2023 në Javën e Modës në Milano, një koleksion që solli një trend seksi për markën, e themeluar në 2018 nga Jordan Bowen dhe Luca Marchetto.

Vogue Business raportoi në fillim të këtij viti se shitjet e Jordanluca u rritën me 15% nga viti 2022 në 2023, duke arritur në më shumë se 500,000 dollarë, pasi firma po bëhet e preferuara e fansave në faqet e shitësve ndërkombëtarë si Farfetch, Modesens dhe Machine-A./vizionplus.tv