Halim Llugiqi, nga Dobraja e Madhe, një kohë mësimdhënës në këtë fshat, është i moshuari që arrin të vrapojë rreth 100 m për vetëm 27 sekonda
Ndërkohë që koha dixhitale po na detyron të qëndrojmë më shumë brenda dhe të fokusohemi tek bota virtuale, duket se kjo pjesë e ka motivuar edhe më shumë Halimin që të merret me aktivitet fizik, jashta saj.
Llugiqi gjatë intervistës së bërë nga Klan Kosova ka treguar për përditshmërinë e tij, përvojën e tij, angazhimin e hershëm në sport si dhe kohën kur ishte mësimdhënës.
Arritjen befasuese të Llugiqit e dëshmoi gazetari i njohur Kushtrim Bekolli, i cili e cilësoi ngjarjen si një dëshmi të fuqisë së shpirtit njerëzor.
Llugiqi, një entuziast i përjetshëm i aktiviteteve fizike, ka shpenzuar dekada duke përmirësuar aftësitë e tij fizike dhe angazhimi i tij për një mënyrë jetese aktive është shpaguar në mënyrë të jashtëzakonshme.