Pothuajse çdo ditë në tërë territorin e Kosovës raportohen raste të vdekjeve për të cilat Policia nis edhe hetimet që të zbardhet arsyeja se si ndërruan jetë.
Derisa të bëhet hetimi i tyre, Policia tërë vdekjet i evidenton si “vdekje të dyshimta”.
Ndërsa që nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit nëntor, Policia e Kosovës ka informacione për 89 raste të vdekjeve “natyrale apo aksidentale” që ndryshe njihen si “vdekje të dyshimta”.
Kështu thuhet në përgjigjen e tyre.
‘’Gjatë vitit 2023 janë evidentuar 89 raste të vdekjeve të dyshimta’’, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Rastet e kësaj natyre, policia e Kosovës i referon në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerje të autopsisë.