Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mesazhi që Stoltenberg dërgoi me deklaratën e fundit – ja çfarë paralajmërohet!

Situata në veri të vendit edhe sot ka vazhduar të jetë e tensionuar.

Protesta, gaz lotsjellës, deklarata të shumta i kanë përcjell ngjarjet e veriut edhe gjatë ditës së sotme.

E në lidhje me këto ngjarje kanë reaguar edhe ndërkombëtarët, duke kërkuar qetësi dhe mos eskalim të situatës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kanë kërkuar nga Kosova që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Stoltenberg tha se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, lidhur me situatën në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkaq, Borrell tha se mirëpret koordinimin e mirë midis misionit të BE-së në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) me KFOR-in për të ofruar mjedis të sigurt në Kosovë.

Mirëpo a po keqinterpretohen veprimet e Kosovës?

Tërnava: Kurti në krye në veti si ka bërë keto veprime pa u konsultuar me ata të fortit

 Image Hajrullah Tërnava 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai u shpreh se para se të ndodhte e gjith kjo situatë në veri të vendit kryeministri Kurti ka pasur përkrahjen e SHBA-ve mirëpo që tani mund të themi se kryeministri nuk ka mundur të ndërmerr veprimet e fundit pa u konsultuar me të fortit.

Politikat sikur janë duke u zhvilluar në rrethana të tilla të tanishme mes Serbisë dhe Kosovës, e që po i ndërmjetësojnë ndërkombëtarët në krye me Amerikën. Në këto rrethana të tanishme është për shumë e vështirë t’i kuptojnë, sepse efektin e diplomacisë, çdokush edhe s’mund ta kuptoj e sidomos tani në këto rrethana. Para pak ditesh përfaqësuesit shtetërorë të Amerikës u deklaruan se kurrë nuk kanë pasur një përfaqësues të Kosovës sikur tani Kryeministrin Kurti që është bashkëpuntorë më i mirë dhe i kuptushëm se ky tani, dhe tani për ngjarjet e fundit që kryeministri Kurti mori kritika atëhere na lë të kuptojmë që vet Kurti në krye në veti si ka bërë keto veprime pa u konsultuar me ata të fortit që e këshillojnë apo i japin urdhëra për veprime të tilla”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket deklaratës së Stoltenberg, Tërnava u shpreh se është një gjuhë diplomatike që lënë shumë për tu nënkuptuar, dhe dërgon mesazhe për ta mbajtur baraspeshën e këtyre bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrellin për situatën e krijuar në Kosovë. Stoltenberg, thotë se Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë siç tha ai hapa të njëanshëm destabilizues. Edhe të thënat e Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg është një gjuhë diplomatike që lënë shumë për tu nënkuptuar, dhe dërgon mesazhe për ta mbajtur baraspeshën e këtyre bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, më në fund Kryeministri Kurti për herë të parë ka vepruar si një kryeministër i një shteti real i cili e ka jetësuar Kushtetutën e Kosovës në të gjithë kufijtë e saj. Sepse në ato komuna janë valvitur vetëm flamuj të Serbisë, prandaj me këto veprime sikur u shpjegua tani, Kosovës po i vjen era si shtet, dhe me këto veprime dhe të tjera që do të pasojnë, edhe ato komuna do të jenë nën jurisdikcionin e shtetit të Kosovës”, tha Tërnava për “Bota sot”.

Burjani: Kurti urgjentisht duhet të flasë me pakicën serbe në veri, të hapë mundësin për dialog

 Image Blerim Burjani 

Ndërsa juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që veprimet e fundit të Qeverisë e kanë bërë që bashkësia ndërkombëtare të jetë kundër saj.

Sipas tij duhet të bëhet një zgjidhje politike.

Veprimet e tilla janë të panevojshme, ka pas edhe mënyra shumëfish më ndryshe, pra ndërtesat komunale nuk mund të mbahen kryetarët nën roje të policisë dhe të ushtrohen detyrat e kryetarëve nën kujdes policor, duhet zgjidhje politike. Qeveria e Kosovës duhet të mos merret me politik jo pragmatike, këto veprime që janë i ka shtyrë tëreë bashkësinë ndërkombëtare të pozicionohen kundër Kurtit. Kosovës i është bërë dëm i madhë, njohja e zgjedhjeve nga Perëndimi ishin thjesht formale mirëpo jo edhe të sinqerta , kjo u bë duke lënë të bej hapa të gabushëm ishte thjesht lloj kurthe politik”, u shpreh ai.

Juristi më tej, thekson që nëse vazhdon të mos ketë përkrahje Kurti nga ndërkombëtarët atëhere të mbetët në këtë pozitë i duhet vetëm të themeloj Asociaiconin.

Kryeministri i Kosovës nuk përkrahet nga bashkësia ndërkombëtare nëse vazhdon të mbes Kurti pozitën e kryeministrit Kosova do të ballafaqohet me presion dhe izolim total deri ne zgjedhjet e ardhshme. Mirëpo nëse themelon Asociacionin ai mund të mbetët në pozitë, vrejtjet ndërkombëtare janë thelbësore dhe nuk mund të korrigjohen, kjo do të thotë se të jesh lider i një vendi nuk je lider absolut dhe se siguria globale nuk varet nga lideri por varet nga të gjithë lidershipi ndërkombëtar”, shpjegon juristi.

Në fund, Burjani thotë që Kurti urgjentisht duhet të flasë me pakicën serbe në veri, të hapë mundësin për dialog.

“Pra, lidershipi botëror merret me paqen, sigurinë dhe stabilitetin, askush sot në botë nuk të lën me bërë veprime që rrezikon paqen, Kurti urgjentisht duhet të flasë me pakicën serbe në veri, të hapë mundësin për dialog, të hapë mundësin objektive për dialog, nëse veç mund të bind këtë pakicë më për dialog”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.