Pas Kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, edhe Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka njoftuar se i është drejtuat KOSTT dhe ZRRE-së për kyqjen dhe pagesën e rrymës elektronike në institucionet e komunës, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ata duhet të njoftohen me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në veri për t’i shlyer ato detyrime.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar ai në Facebook.