Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni, ka reaguar për situatën në veri.
Ai pati kritika për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Hyseni tha se Osmani dhe Kurti po e rikthejnë rezolutën 1244 dhe riaktivizojnë UNMIK-un edhe 15 vjet pas Pavarësisë.
“Marrëveshja e Ohrit dhe gjendja në veriun e Kosovës, nuk mund te shihen si të ndara. Ato janë të ndërlidhura, si shkak dhe pasojë! Marrëveshja e Ohrit ishte marrëveshje e hartuar nga bashkësia ndërkombëtare për ta penguar degradimin e mëtejm të Kosovës dhe marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.
Ish-koordinatori i ekipit negociator të Kosovës tha se sekretari amerikan Anthony Blinken, e ka përdorur një gjuhë e cila nuk është dëgjuar deri tash kundër veprimit të Kurtit dhe Osmanit.
“Nderkohë që kemi një opozitë, komunikatat e të cilës nuk dallojnë shumë nga shkarravinat e Kurtit dhe Osmanit”, theksoi ai.
“T’i kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vullgare, don të thot të punosh kundër shtetit të Kosovës”, shtoi Hyseni.