Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i AGK-së: Bashkë me 30 gazetarë kemi ngecur brenda një lokali në Zveçan

Kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha i cili po raporton nga porotesta në Zveçan ka njoftuar se bashkë edhe me 30 gazetarë tjerë, shqiptarë e serbë kanë ngecur brenda një lokali në afërsi të komunës.

Ai ka bërë të ditur se serbë të maskuar po hedhin bomba me benzinë tërë kohën drejt trupave të NATO-s që janë vendosur në afërsi të tyre,

“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë jemi ngecur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë ​​drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës.”, ka shkruar kryetari Rexha.

Në Zveçan po vazhdon edhe më tutje përleshja e protestuesve me KFOR-in.