Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bislimi bisedon me Von Cramon për situatën në veri

 
   

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim gjatë ditës Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në njoftimin e lëshuar thuhet në fillim të takimit u shpreh mirënjohja për punën e Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, veçanërisht në liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe BE.

Zëvendëskryeministri theksoi se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të përgatitura për të kontribuar pozitivisht në përmbushjen e hapave të nevojshëm në kuadër të procesit të integrimit dhe avancimit tutje në anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe BE.

Në lidhje me situatën në veri, u ritheksua se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Bislimi e informoi Cramon edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel me 15 maj.​