Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri

 
   

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës se sotme të krijuar në veri, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë përgjegjës Vuçiqin, i cili, sipas tij, qëndron pas kësaj dhune.

Ish-ministri i Jashtëm përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka thënë se sot ishte një ditë e vështirë për Kosovën.

“Sot ishte një ditë e vështirë për Kosovën. I dënoj fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve nga grupet radikale në veri, të kontrolluara nga Beogradi.”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë përgjegjës Vuçiqin, i cili, sipas tij, qëndron pas kësaj dhune.

“Kosova duhet të koordinohet me SHBA dhe BE!”, ka shkruar Hoxhaj.