Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vuçiç të largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës!”, Meta: Situata në veri, e nxitur nga aktorë të tretë që duan destabilitet

 
   

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dhunën dhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se dënon me forcë dhunën e ushtruar sot nga trupave të KFOR, ndërsa shtoi se situata duket se është e nxitur nga palë të treta të cilat janë të interesuar të ketë një situatë destabiliteti.

Meta siguroi se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, ndërsa shtoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç duet të largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

Postimi i plotë:

Po ndjek prej ditësh, me një vëmendje të shtuar, zhvillimet tepër shqetësuese në veri të Kosovës si dhe reagimet e palëve për to.
Dënojmë me forcë sulmet e paprovokuara dhe tërësisht të pajustifikuara ndaj forcave të KFOR-it, ndaj gazetarëve dhe institucioneve.

As KFOR dhe as Policia e Kosovës nuk kanë sulmuar asnjë qytetar të asnjë etnie.

Në interesin më të mirë të qytetarëve, palët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që do të ç’tensiononte situatën e konfliktit, e cila, më së shumti duket të jetë e nxitur nga synimet e aktorëve të tretë, që duan të ketë jo paqe të qëndrueshme, por konflikt të vazhdueshëm dhe destabilitet.

Vuçiçi duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri i Kosovës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të mos cënohet në suksesin e tij.

Shqipëria do të jetë gjithmonë dhe pa kushte në krahun e Kosovës dhe në krahun e NATO-s për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon.