Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është protestuesi serb që i sulmoi me shufër KFOR-in në veri

 
   

E hëna e 29 majit në tri komunat në veri të Kosovës, me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq nuk ishte aspak e lehtë. Atje, serbët lokalë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Pasdite në Zveçan, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar, si pasojë e përleshjeve me protestuesit.

Pamje të rënda janë publikuar nga veriu i Kosovës, ku shihen pjesëtarët e lënduar të KFOR-it. Në videon e publikuar shihet edhe një moment kur protestuesi serb, Dragan Smigic sulmon me një shufër KFOR-in në Zveçan, teksa pjesëtarët e KFOR-it tentonin të mbroheshin.

 Image Dragan Smigic 
 

Sipas raportimeve të mediave, Smigic është një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Pretendohet se ai ishte dërguar nga Vuçiq për të orkestruar dhunën në Kosovë. Ndërsa, theksohet se Smigic nuk është shtetas i Kosovës.

Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona.

Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që ta shtensionojë situatën. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjendja e tanishme kërkon të qetësohet situata në veri.