Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se protestuesit e dhunshëm në veri të Kosovës kontrollohen nga shërbimi sekret i presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi.
Sipas saj, aty nuk bëhet fjalë për të drejtat legjitime të pakicave, por për dhunë dhe destabilizim.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it nga ekstremistët e dhunshëm të drejtuar nga komanda dhe kontrolli i shërbimit sekret të Vuçiqit.
Këtu nuk bëhet fjalë për të drejtat legjitime të pakicave. Bëhet fjalë për dhunën dhe destabilizimin. Perëndimi duhet t’i thotë Vuçiqit se kjo duhet të ndalet. Tani”.