Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kjo është çështje e sigurisë europiane”, Franca reagon për ngjarjet në veri të Kosovës

 
   

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet në Veri të vendit, duke thënë se kjo është çështje e sigurisë europiane dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen tryezës së dialogut.

“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë me ushtarët e misionit të KFOR-it, disa pjesëtarë të të cilit u plagosën gjatë përleshjeve në veri të Kosovës kur ata ndërhynë, në ushtrimin e misionit të tyre, ndërmjet demonstruesve serbë dhe forcave të policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

MPJ e Francës tha se e dënon këtë dhunë në termat më të ashpër dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.

“Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve me një qëndrim kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve serbë dhe kosovarë. Stabiliteti rajonal nuk mund të tolerohet në një kontekst kaq kritik ndërkombëtar. Kjo është një çështje e sigurisë europiane”.