Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

 
   

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, ka pyetur nëse Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar dhunën e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Kështu ka pyetur Serwer në llogarinë e tij në Twitter.

Ky reagim i Serwer vjen pasi sekretari Blinken e ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi kjo e fundit ka vendosur që me forca policore t’i asistojë kryetarët e rinj që të hyjnë në objektet komunale.

“E ka denoncuar Sekretari Blinken akoma dhunën e djeshme ndaj KFOR-it?. Ende po pyesni se në cilën anë dëshironi të jeni?”.