Situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkaq në Leposaviq ka ndodhur një përleshje.
Qytetarët atje i kanë thënë gazetarit, Çlirimtar Morinës, se bëhet fjalë për një përleshje në mes protestuesve atje.
Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar nga këto përleshje.
Të hënën, protestuesit serbë janë përleshur me dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it, disa prej të cilëve mbetën të lënduar.
Institucionet e Kosovës thonë se sulmet po vijnë prej bandave kriminale serbe të kontrolluara nga Beogradi.