Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, në një konferencë për media ka folur rreth përjashtimit të Forcës së Sigurisë nga ushtrimi “Defender Europe 23”.
Quni tha se kjo ka ndodhur si rezultat i veprimeve të pamatura të Qeverisë.
“Rezultati i politikave të gabuara është rënie në grackën e Vuçiqit”, tha Quni.
Ish-ministri i Mbrojtjes tha se LDK-ja do t’i mbështes veprimet e drejta të secilës qeveri.
“Në raport me Serbinë ne nuk bëjnë politikë ditore. Sulmet e bandave kriminale të drejtuar ndaj policisë së Kosovës, gazetarëve, ushtarëve të KFOR-it tregojnë tendecat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”, tha ai në konferencën e mbajtur për media.
Ai theksoi se siguria e Kosovës është e garantuar nga aleanca që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Siguria e Kosovës nuk varet vetëm nga madhësia e tytave të armëve tona. Por edhe fuqia e lidhjeve tona me Ëashingtonin, Berlinin, Romën, Parisin”, theksoi ai.