Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Quni: Serbia vazhdimisht është interesuar që raportet e Kosovës me aleatët të rrënohen

 
   

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka cilësuar shqetësuese krisjet e raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Ai tha se vazhdimisht Serbia është frikësuar nga miqësia e Kosovës me aleatët e saj dhe se është interes i saj që këto raporte të dëmtohen.

Ai është shprehur se duhet ta shtrojmë pyetjen se a kemi bërë ndonjë veprim që ka shkuar në veprim të Rusisë.

“Nëse është shumë shqetësuese për autoritetet e Serbisë, ka qenë miqësia jonë e fortë me aleatët tanë, nëse është bërë ndonjë investim i fuqishëm që kjo miqësi të rrënohet, janë bërë nga Beogradi dhe aleatët e tyre që kjo miqësi të rrënohet apo të jetë në pikëpyetje. Që nga dje kanë filluar të merren masat nga zhvillimet e përbashkëta siç ka qenë Defender 23. Duhet ta pyesim veten a kemi bërë ndonjë veprim që e kapitalizu Vuçiqi dhe që është në shërbim të Rusisë”, ka thënë ai.

Tutje, ai e ka quajtur paradoksale që kryetarët e rinj të veriut të veprojnë pa ia plotësuar kushtet bazike për punë.