Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova i dërgon zyrtarisht Serbisë kërkesën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, nis me Drenicën

Kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka njoftuar se iu është drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në shkresën e parë për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Hoti tha se në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar në Bruksel, Republika e Kosovës pa humbur kohë ka filluar me kërkesat e saj për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”, ka shkruar Hoti një një status në Facebook.

“Natyrisht që shkresa e parë fillon me Drenicën, sepse pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar”, shkroi tutje Hoti.

Në letër shkruhet se “Duke na u dhënë qasje në këtë material do të ndihmonte të gjejmë vendin e të vrarëve dhe të transferojmë të mbeturat e shqiptarëve nga Kosova që u zhdukën me forcë dhe do të kontribuonit direkt për të zgjidhur fatin e mbetjeve të të zhdukurve në regjionin e Drenicës, për t’i dhënë fund vuajtjeve të më të dashurve të tyre, dhe për të sjellë paqe të përhershme”.