Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Shtimja është zhdukur tash e dy ditë.
“Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga Shtimja.
Bëhet fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani”, komuna Shtime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se ai është i gjatë, 175 cm, peshon 125 kg, ka sy kafe, flokë të zeza dhe ka pak mjekër.
“Kishte të veshura: xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantallona dhe këpucë të zeza.
Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij.
“Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me të zhdukurin, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.