Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Burri godet me thikë bashkëshorten në Korçë, shkak xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të diele, ku shtetasi Aleko Myrtollari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari.

Gruaja është gjetur në gjendje të rëndë për jetën nga vajza 16-vjeçare e cila ka lajmëruar policinë. Burime bëjnë me dije se shkak i zënkës mes bashkëshortëve është bërë xhelozia. Marjola Myrtollari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë që policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./euronews.al