Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prishtinasi ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe djalit

Dje nëna dhe djali kanë raportuar në Polici së bashkëshorti, gjegjësisht babai ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre.

Policia njofton se viktimat ndjehen të rrezikuar dhe për rastin është njoftuar QPS dhe mbrojtësi i viktimave.

I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur nga policia.

“Prishtinë 03.06.2023 – 22:16. Me 05.06.2023 dy viktimat (nënë e djalë) kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti gjegjësisht prindi) ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet.”