Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bllokohen 5 varka artizanale dhe një traget në liqenin e Komanit, gjobiten pronarët e tyre 

Kanë nisur kontrolle në liqenin e Komanit për të rritur sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve

Nëpërmjet operacionit policor i koduar “Komani”, janë bllokuar 5 varka artizanale dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 10 000 lekë të reja, drejtuesit e tyre në liqenin e Komanit.

Gjithashtu është bllokuar dhe një traget në pronësi të shtetasit Gj. G. Është konstatuar se në kalatën e liqenit të Komanit, ky traget ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës të paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij.

Pronari 53-vjeçar i këtij trageti, banues në në Shtoj i Ri në Shkodër po hetohet për veprat penale “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “punësimi i paligjshëm”./tch