Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusisë i pëlqen ta shohë SHBA-në duke u grindur me Kosovën, do ta shfrytëzojë

Daniel Fried, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, ka thënë se SHBA-ja nuk ka qenë kurrë kaq e zemëruar me Qeverinë e Kosovës dhe një gjë e tillë është “mjaft shqetësuese”.

Reagimi vjen pas kritikave të ashpra që bëri i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në adresë të kryeministrit Kurti, të cilin e fajësoi për mungesë bashkëpunimi në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“I dëgjova gardianët duke folur në gjuhën serbe ‘lërini tash e kemi arritu…
Në një intervistë për REL, ai tha se grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës, derisa shtoi se kjo grindje i pëlqen Rusisë, e cila do ta shfrytëzojë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Sa përfiton aleatja e Serbisë, Rusia, nga kjo situatë?

Daniel Fried: Shumë. Ky është një lajm i mirë, i mirëpritur për Kremlinin dhe [ministrin e Jashtëm rus, Sergei] Lavrov. Atyre u pëlqen t’i shohin Shtetet e Bashkuara duke u grindur me Kosovën.

Do të jenë opurtunistë dhe do ta shfrytëzojnë.

Fried tha se i sugjeron Kurtit të gjejë një mënyrë për të biseduar me Shtetet e Bashkuara pa zhurmë dhe të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga ky konfrontim.