Para më shumë se 11 vitesh dhe me rastin e vizitës së tij të parë në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës, miq nga Prishtina me Luan Mulliqin, atëbotë Drejtor i Galerisë Kombëtare, më thërrasin në telefon në Gjermani posa ishte botuar një nga librat e ri të Ismail Kadaresë – “Pallati i Ëndrrave”, nga Amman Verlag.
Detyra ime nuk ishte e lehtë- librin e posabotuar duhet ta dërgoja në Prishtinë nga një aeroport gjerman…. gjë që arritëm ta bëjmë.
Vetëm katër orë pas telefonatës nga Prishtina, me Fluturim Special “Pallati i Ëndrrave” ishte në duart e Ismail Kadaresë!
Kurrë nuk do ta harroj fjalinë e asaj kohe të Kadaresë: “Sa e shpejtë është Posta Shqiptare”, tha ai.
Sot kur e takoj pas 10 vitesh nuk kam si të mos ndjehem krenar me Krenarinë e Kombit shqiptar dhe
Ambasadorin e Përjetshëm të Kulturës shqiptare, Ismail Kadarenë!