Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se Kosova sot po luftohet nga të gjitha frontet, nga lindja dhe perëndimi.
Ai thotë se përveç kësaj Kosova po sulmohet keq kur në një vijë godasin opozitarët e Kosovës, njësoj sikurse Edi Rama, Aleksandër Vuçiqi, Kina, Rusia dhe Putini, si nga vëllezërit e një gjaku dhe nga vëllezërit e një shtëpie.
Geci thotë se në vend që me i ndihmu Kosovës që të dal nga kriza që u krijua nga ndërkombëtarët, duke i njohur zgjedhjet lokale e pastaj duke e sha e qortuar dhe sanksionuar Qeverinë aktuale vetëm pse po e zbaton ligjin, që sipas tij, kjo nuk ka arsye.
“Kjo i bie pse po ja prekni Zajednicën apo (Srbska Republikën e veriut) e krijuar nga Polari, dhe ish spiuni i Serbisë, Isa Mustafa i LDK-së i cili dikur e nënshkruajti e miratoi zajednicën me kompetenca ekzekutive të cilën po e kërkon Vuçiqi dhe Amerika asgjë më shumë veç atë çfarë e keni nënshkruar dy herë, dhe e keni miratuar ligjërisht në parlament me garantuese Evropën”, thotë Geci.
Ai pyet se, nga kush është faji?
“Më shumë kanë punuar opozitarët për ta zbehur politikën amerikane kundër qeverisë aktuale se sa vet Serbia. Harroni inatet o z… e ndihmoni qeverinë dhe popullin e Kosovës që të dalin nga kjo krizë, se juve opozitarëve ju njohum që 22 vjet për burrëri e nderën që ma keni…..! Ani kur Memli thotë se dy kryetarët e mi kurrë nuk kanë me shkel në ato zyre, të gjithë e dimë këtë punë se ti Memli edhe shefi i juaj moti e keni shit këtë vend… prandaj edhe s’keni çka lypni në atë anë. Në tjetrën anë flet Lumiri i LDK-së dhe i bashkon p… me Rrezarta Krasniqin dhe Lushajken Sadriu flasin për LDK-në dhe shqiptarin, o Zot runa dhe t’i o Tokë mbana”, thotë Geci.
Sipas tij, Kosova është e rrethuar nga të gjitha anët si dikur Gjermania kur e ndanë në mes të Berlinit, kur atëherë u çuan në këmbë tërë bota për ta mposhtur.
““Si duket Kosovës dhe Albinit po i “friksohen” aq fort superfuqitë nga teknologjia ushtarake e cila po prodhon 24 orë pa nderpre armatim supersonik në fabrikat ushtarake të Llaushës heroike duke prodhuar raketat balistike me kokë bërthamore me rreze të gjata veprimi nga unë shkenctari atomik Halil Geci dhe mu kjo si duket do të jet arsyja e zbatimit të zajednicës dhe ndarjës së Kosovës. Nga ky moment unë shkenctari atomik Halil Geci dorëzohem dhe heqi dorë nga armatimi i sofistikuar, dhe i bashkohem Amerikës, në betejat e paqes për t’ia bë qejfin Rusisë dhe Evropës dhe do t’i kerkoj falje Serbisë që u lodhë aq fort, derisa i ka pre 2433 fëmijë para syve të prindërve në trollin e Dardanisë. Çfarë t’i them tjetër Amerikës pos që ta falënderoj”, përfundon Halil Geci.