Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali tha në “Now me Erla Mëhillin” se Edi Rama është duke e dëmtuar Kosovën me draft-statutin e propozuar sot.
Sipas saj, iniciativa që ka marrë kryeministri i shërben lojës së Serbisë, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë formë sesi ky propozim të jetë në të mirë të Kosovës kur Rama nuk është konsultuar as me Albin Kurtin, as me Vjosa Osmanin, as me opozitën e Kosovës.
“Pra, i ka zeruar të gjitha institucionet legjitime në Kosovë. Kjo mendoj unë, është gjëja e parë e rëndë që zoti Rama ka bërë dhe veçanërisht në këto momente nuk mund të kishte gjë më të dëmshme për të bërë për Kosovën.
Kjo çon ujin në mullirin e kërkesës së hershme të Serbisë e cila kërkon që pajtimin shqiptaro-serb ta realizojë përmes Tiranën dhe jo përmes Prishtinës,” – sqaroi Zhulali.