Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli e thotë për herë të parë: U paralizova nga një aksident, 28 ditë isha pavetëdije

Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli ka folur për jetën e tij personale ku për herë të parë ka treguar se dy herë i ka shpëtuar vdekjes. 

Një aksident në vitin 1980 me makinë i shkaktoi plagë të rënda, aq sa mjekët në spitalin ku e dërguan e konsideruan të vdekur.

Por, ishte një bllok ku Pacolli kishte shënuar numrat e tij të kontaktit ai që bëri “mrekullinë”.

“Në vitin 1980 në Ljubjanë, ishte koha kur Tito ndodhej në të njëjtin spital dhe po kalonte ditët e fundit të jetës. U përplasa para Ljubjanës dhe kam qenë pa vetëdije 28 ditë.”, ka thënë Pacolli në në intervistë për Tv Klan.

“Mua më kanë menduar për të vdekur, dhe njeriu që më ka tërhequr prej asaj kapeles ku i mbajmë të vdekurit, një mjek që ishte kryesori i spitalit të cilin drejtori i spitalit vjen vetëm 17 minuta pas momentit që jam dërguar në morg. Vjen e thotë ku është ky pacient? Kur më heqin xhaketën e gjakosur, më bie blloku i numrave të telefonit. Ajo vajza e hap bllokun dhe i bien sytë te Mahmut Bakalli.”, tha tutje ai.