Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, uroi Kuvendin e Kosovës për miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai u shpreh se është kënaqësi të shohësh partitë politike që punojnë së bashku.
Shkrimi i plotë:
Është kënaqësi të shohësh partitë politike që punojnë së bashku në mirëbesim për të forcuar sistemin zgjedhor, të informuar nga ekspertiza e vëzhguesve të zgjedhjeve gjatë shumë viteve.