Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Paqja e arritur para 24 vjetësh është mbijetesa, ekzistenca, triumfi dhe liria jonë

 
   

Në 24 vjetorin e çlirimit, krerët e shtetit kanë organizuar pritje shtetërore.

E në këtë organizim, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Dita e Çlirimit është një datë e rëndësisë së veçantë në historinë tonë të re.

Ajo u shpreh se paqja e arritur para 24 vjetësh është, siç tha ajo, mbijetesa, ekzistenca, triumfi dhe liria jonë.

“Dita e Paqes, që ne e njohim edhe si Dita e Çlirimit, është një datë e rëndësisë së veçantë në historinë tonë të re. Paqja e arritur para 24 vjetësh është mbijetesa, ekzistenca, triumfi dhe liria jonë. Kjo ditë shërben si një kujtesë e triumfit të shpirtit njerëzor mbi prangat e robërisë dhe sakrificës së pareshtur për liri”.

“Kjo ditë përmbyllë një kapitull të errët të së kaluarës tonë dhe është dëshmi e vullnetit të paepur të atyre që luftuan për çlirim dhe të qëndrueshmërisë së atyre që duruan tmerret e robërisë”, u shpreh tutje ajo.