Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kundër kujt? Alarmon diplomati shqiptar: Si dhe pse po e armatos Franca – Serbinë?

 
   

Në një intervistë me agjencinë e mirënjohur britanike “Rojter” në 9 qershor 2023 presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se vendi i tij po zhvillon bisedime me Francën për blerjen e gjuajtësve francezë “Rafale” dhe në fazën e tanishme po diskutohet për blerjen e raketave dhe sistemeve franceze të amatimeve, që do të përdoren për gjuajtësit francezë të Serbisë.

Vlera e përgjithëshme e kësaj kontrate të madhe ushtarake, sipas vetë Vuçiçit, shkon te 3 miliardë euro.

Presidenti serb u mburr se marrja e kontigjentit të gjuajtëse francezë “do ta bëjë Serbinë një fuqi edhe më të madhe”.

Kjo përbën megakontratën e dytë ushtarake të blerjes nga Serbia në Francë të sistemeve moderne franceze të armëve pas marrëveshjes së parë ushtarake të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit francez Makron në Serbi në korrik 2019 për blerjen e 32 sistemeve raketore franceze të mbrojtjes kundërajrore “Mistral” dhe të 50 raketave “Mistral”.

Në analizën e tij sot në DITA, publicisti dhe diplomati Shaban Murati analizon këtë kontratë në kontekstin e situatës së sotme në rajon.

“Furnizimi i Serbisë nga Franca me kontigjentin e gjuajtësve “Rafale” të shoqëruara me sistemet përkatëse të raketave dhe armatimeve për to, kur aktualisht Serbia e ka shndërruar Ballkanin Perëndimor në një vatër që po zien nga tensionet dhe rreziqet e një konflikti të armatosur, hap një dyshim të madh gjeopolitik dhe strategjik për raportet e Francës me Serbinë, me Ballkanin Perëndimor dhe me NATO-n.

Tërheq vëmendjen fakti që Serbia është shteti i parë jo anëtar i Aleancës Atlantike, që merr sistemet e raketav franceze. Është e qartë se këtu Paris bën një përjashtim, që nuk është tregëtar, po është ushtarak, strategjik dhe gjeopolitik.

Pyetja themelore, që del si konkluzion i kësaj armatosje me përmasa të mëdha me gjuajtës dhe me raketa e Serbisë nga ana e Francës, është: Përse dhe kundër kujt po e armatos Franca Serbinë?” – shkruan Murati./Dita