Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kidnapimi i zyrtarëve policorë, Zemaj: Pamjet ishin shqetësuese e të dhimbshme

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në territorin e Kosovës nga policia serbe.

Ai ka deklaruar se ajo çka ndodhi sot ndaj zyrtarëve policorë është e papranueshme.

“Është për të ardhur keq edhe në aspektin njerëzor, sepse policët e Kosovës janë bijtë tanë, janë prind e dikujt, kjo është shqetësuese për situatën që kalojnë familjarët e tyre, por edhe shëndeti i tyre i vet zyrtarëve të policisë”.

“Pamjet e sotme ishin shqetësuese edhe të dhimbshme, poshtëruese ndaj uniformës dhe shtetit të Kosovës. Sot ky lajm nuk është vetëm pjesë e shqetësimit opozitar, por mendoj se ka prekur edhe në sigurinë nacionale të Kosovës, të ardhmen e saj, edhe raportin me ndërkombëtarët”, ka thënë Zemaj.