Në Jarinje, janë duke pritur një numër i madh i kamionëve për të hyrë në Kosovë.
Kolonat u shtuan pasi Qeveria e Kosovës bëri të ditur se, për arsye të sigurisë, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 15 qershor se “synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë”.
Kjo ndodhi pasi Serbia kidnapoi tre policë të Kosovës.