Pas deklaratës së Departamentit të Shtetit për lirimin e 3 policëve që u rrëmbyen brenda teritoreve të Kosovës, si duket Serbie pritet të vihet në lëvizje.
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se tre policët pritet të lirohen ditën e nesërme në orët e pasdites, sipas informacioneve që vijnë nga burime diplomatike në Kosovë.
“Çështja me të cilat po ballafaqohemi, është fakti që sipas informacioneve, do të kemi lirimin e tre zyrtarëve.
Ky informacion ka ardhur sipas komunikimit me kancelaritë perëndimore.
Pasditen e nesërme do të kemi lirimin e tyre, sipas informacionit të ambasadave në Republikën e Kosovës”, deklaroi Shala në TPZ.