Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kreu i “Wagner” kërkon të marrë me forcë karrigën e presidentit, ja çfarë do të ndodhë në 1 korrik

Kreu i mercenarëve të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, tani është zyrtarisht një ish-besnik i presidentit rus Vladimir Putin.

Sulmet e tij ndaj udhëheqjes ushtarake ruse kanë ecur vazhdimisht paralelisht me pretendimet për milicitë e tij. Por “kuzhinieri i Putinit”, siç u quajt dikur, synon që Kremlini të bëhet vetë president. Jo përmes zgjedhjeve normale, shpjegon një artikull në “Il Giornale”, por dueli për pushtet midis Putinit dhe ish-besnikut të tij “mund të ketë ende një përfundim potencialisht fatal, për një nga pretendentët, deri në fillim të korrikut”.Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Njësoj po bën dhe tani, ndonëse jo në shërbim të Putinit, por kësaj here kundër tij.

1 korriku si afat

Data e shënuar është 1 korriku, jo pa arsye. IshteMinistri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, që përcolli urdhrat e Putinit, duke njoftuar se “grupet e vullnetarëve” dhe kompanitë private ushtarake do të duhet të nënshkruajnë kontrata direkt me ministrinë, deri më 1 korrik. Ministria pretendoi se “kjo do t’u japë formacioneve vullnetare statusin e nevojshëm ligjor, do të krijojë qasje të përbashkëta për organizimin e mbështetjes gjithëpërfshirëse dhe përmbushjen e detyrave të tyre”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Prigozhin reagoi ashpër ndaj njoftimit, duke deklaruar se “Wagner nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë me Shoigu”. Por më pas masa për të zbatuar kontratat me kompanitë private ushtarake u miratua në mënyrë eksplicite nga Putin, me presidentin që tha se donte që ligji të ndryshonte për të legalizuar aktivitetet e tyre. Çuditërisht, pavarësisht komenteve të Putinit, Prigozhin përsëri refuzoi të nënshkruante ndonjë kontratë. Ndaj, 1 korriku, në këtë pikë do të bëhej jo vetëm afati përfundimtar për t’i dhënë fund pavarësisë së grupit Wagner, por mbi të gjitha afati për një lloj sfide, mes diktatorit në detyrë dhe konkurrentit të tij ambicioz. Përplasja duket e pashmangshme.
Përplasjet me autoritetet

Prigozhin ka patur prej kohësh debate të nxehta me dy drejtuesit e forcave ruse: Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Shefin e Shtabit Gjeneral Gerasimov. Shefi i Wagner-it, i mësuar të përdorë gjuhë agresive dhe vulgare edhe në publik, kohët e fundit madje deklaroi se të dy “duhen pushkatuar” për sjelljen e tyre gjatë luftës. Megjithatë, Prigozhin duket se “merr krahë”, nga fakti se shumë suksese ushtarake ruse në Ukrainë janë arritur nga njerëzit e tij. Kjo nuk është pranuar nga Kremlini, që ka deklaruar se Wagner humbi 20 mijë burra në front. Por me kalimin e kohës, eksperti dhe komandanti brutal, u shndërrua në një rival ambicioz dhe të zëshëm, madje politik, të numrit “Një”. Ai po sulmon gjithnjë e më shumë në mënyrë eksplicite dhe deri më tani pa u ndëshkuar, udhëheqësit ushtarakë, dhe vetë Putinin, ndonëse në një mënyrë më indirekte dhe të rastësishme. Disa ditë më parë, madje u shfaqën postera që tregonin Prigozhin si kandidat presidencial, siç shkruan “Il Giornale”.

Problemet me Perëndimin

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se kjo është një sfidë autentike.Andrei Kolesnikov, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Eurasia të Carnegie Rusisë, vuri në dukje se “Prigozhin po luan në politikën e pavarur, duke ngritur aksionet dhe duke testuar ndjeshmërinë e sistemit”.Megjithatë sipas tij, ka një problem. “Prigozhin përfaqëson një lider në zhvillim që u flet njerëzve pa ndërmjetës, ashtu siç i ka hije një lideri populist dhe të vërtetë, por problemi i vetëm është se Rusia tashmë ka një udhëheqës të tillë: Presidentin Vladimir Putin”, tha Kolesnikov. Sakaq, disaekspertë të tjerë shkojnë aq larg sa thonë se Prigozhin po iu tregon liderëve perëndimorë se është më mirë të qëndrojë Putini në pushtet edhe në rast të humbjes së Rusisë në Ukrainë, krahasimisht me një gjakatar. Ndoshta po, ose ndoshta dhe jo. Mbase Putini po luan si gjithmonë “Përça dhe Sundo”. Pesëmbëdhjetë ditë do të mësojmë të vërtetën.