Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Situata në Kosovë, Ukaj: Mekanizmi i vetëm që mund të formojë një draft statut legal

 
   

Analisti Fidan Ukaj, ka komentuar situatën e tensionuar në Kosovë, ku është shprehur se një presion i tillë ndaj institucioneve të Kosovës ka ndodhur dhe më herët.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se i vetmi mekanizëm që mund të formojë një draft-statut që të jetë legal është përmes një grupi menaxhues.

“Një presion i tillë ndaj institucioneve të Kosovës ka ndodhur dhe më herët dhe mesa duket do të jetë një përsëritje e këtij presioni nga ana e Serbisë dhe Vuçiç. I vetmi mekanizëm që mund të formojë një draft-statut dhe të jetë legal është përmes një grupi menaxhues.

 Me formimin e këtij asociacioni janë jo legale dhe do të bien në kundërshtim me institucionet e Kosovës”- tha ai.