![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/osmani-per-kelmendin-grua-qe-aktivizmin-e-saj-politik-e-orientoi-ne-dobi-te-luftes-per-liri-e-pavaresi_649097972ebbf.png?resize=850%2C478&ssl=1)
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës Presidentja, ka përkujtuar ish-ministren e Drejtësisë Nekibe Kelmendin në 12 vjetorin e vdekjes.
Presidentja ka dkelaruar se politikanja dhe anëtarja e LDK-së ishte model i gruas që aktivitetin e saj politik e profesional e shndërroi në dobi të luftës për liri e pavarësi.
“Ajo ishte një grua e paepur dhe stoike. Qëndroi deri në fund pavarësisht humbjes tragjike të burrit dhe djemve të saj. Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi. Ajo dha kontribut të çmuar edhe në jetën institucionale pas luftës.
Një bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e cila la pas një trashëgimi të bujshme”