Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama jep detaje, nga pesëdhjetë euro për ata që adoptojnë qentë endacakë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka folur për vendimin më të ri të Komunës për trajtimin e qenve endacakë.

Mbrëmë, komuna ka nisur aksion për largimin e qenve endacakë nga rruga, duke i dërguar në strehimore, ku po trajtohen në mënyrë humane.

“Largimi i qenve endacakë do të vazhdojë çdo ditë, deri sa të heqim të gjithë qentë endacakë prej rrugëve. Paralelisht, me aksionin për largimin e qenve, unë kam marrë një vendim për subvencion të të gjithëve që strehojnë qenë endacakë. Çdo strehimore, operator ekonomik ose qytetar që strehon një qen endacak, do të merr 50 euro në muaj subvencion” tha Rama.

I pari i kryeqytetit shtoi se të gjithë qentë që janë të vendosur nëpër strehimore mund të adoptohen.

“Ndarja e kësaj shume është e domosdoshme për të strehuar qentë në mënyrë humane dhe për të mbuluar shpenzimet e ushqimit dhe kushtet higjienike” shtoi Rama.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë edhe në largimin e rrezikut në rrugë për qytetarët, sidomos rrezikut që i kanosë fëmijët.