Studime të reja, të cilave u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se vaji ekstra i virgjër i ullirit arrin të mbrojë trurin nga sëmundje të rrezikshme si skleroza.
Studimet thonë se ky vaj arrin të parandalojë akumulimin e disa proteinave toksike në organizëm të cilat përbëjnë gjenezën e sëmundjeve mendore siç është skleroza.
Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i vajit të ullirit ul me 60 përqind depozitat e kësaj proteine të rrezikshme në organizëm.
Ky vaj, besohet të mbrojë trurin nga disa forma dhe lloje të sklerozës.
Për më tepër, ai përmirëson aftësinë e trurit për të vetë-eliminuar mbetjet toksike dhe për të ruajtur të paprekur komunikimin mes nervave.
Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban shumë antioksidantë.
Falë tyre arrin të përmirësojë aftësitë e përqendrimit.
Këto antioksidantë mbrojnë trurin nga dëmtimet e moshës.
Si ta dalloni nëse vaji i ullirit eshtë cilësor
Ju mund ta testoni vajin e ullirit vetë në shtëpi.
Hidhni pak vaj ulliri në një gotë të pastër.
Ngroheni fundin e gotës lehtë duke e mbajtur me njërën dorë.
Me tjetrën mbuloni grykën e gotës për pak sekonda.
Më pas nuhasni vajin e ullirit dhe shijoni një gllënkë.
Vaji duhet të ketë aromën e ullirit të freskët jeshil.
Shija e tij duhet të vijë paksa e hidhur dhe djegëse.
Ajo duhet të jetë e pastër dhe jo shumë e trashë dhe e yndyrshme.
Nëse është kështu, atëherë keni bërë zgjedhjen e duhur.
Nese ju jep kollë nuk është vaji i duhur.
Sa më i freskët aq më i mirë, sepse një gjë është e sigurt, vaji i ullirit nuk është si vera.
Vaj i ullirit extra i virgjër, i ruajtur mirë, ka një jetëgjatësi rreth një vjeçare. Me vjetërimin, atij i humbasin vlerat aq të vyera që mbart.
Si ta ruani vajin e ullirit
Konsumatorit i duhen dy vjet të mësohet me shijen e një vaji cilësor.
Pasi të blini vajin nga fabrika apo një vaj që jeni të sigurt që është ekstra i virgjër, ruajeni në një enë qelqi ose inoksi.
Ruajeni larg dritës dhe nxehtësisë.
Ky vaj do të ketë qartësi, ngjyrë, densitet, aromë, hidhësi e djegësi të ndryshme çdo muaj që kalon.
Dy komponente thelbësore janë tek vaji i ullirit cilësor: të jetë ekstra i virgjër dhe të jetë prodhim i atij viti.
Kjo është mënyra më e mirë për të përzgjedhur një vaj të mirë, të freskët me të gjitha vlerat e jashtëzakonshme që i ka falur natyra./AgroWeb