Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kujdes kur flet me mua se…”, Blendi Fevziu përplaset keq me avokatin e njohur: Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama, mos më bërtit kot

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” u fol në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Në studio pati një debat të ashpër mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesit ligjor të muxhahedinëve, Genc Gjokutaj.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Gjokutaj gjëja e parë që firmos çdo emigrant… O Gjokutaj se tani mos më bëj për një gjë që e di shumë mirë.

Genc Gjokutaj: Jo, jo, jo Fevzi.

Blendi Fevziu: Gjokutaj, nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të ushtrojnë aktivitet politik në territorin e atij vendi.

Genc Gjokutaj: Nuk ekziston…

Blendi Fevziu: Strehimi politik jepet me një deklaratë në të cilën do të firmoset se nuk do të ushtrosh aktivitet politik në territorin e atij vendi.

Genc Gjokutaj: Kush është aktiviteti politik, ke në dorë një fakt?

Blendi Fevziu: Këtë pra po hetojnë.

Genc Gjokutaj: Ore Fevzi a nuk e kupton këtë që Edi Rama…

Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua Edi Rama. Edi Rama, Edi Rama. Ne flasim për amerikanët këtu, ti thua Edi Rama. O Gjokutaj mos më bërtit kot tani, por kam pyetje, s’po merrem me Ramën fare.

Genc Gjokutaj: Për çfarë më ke ftuar mua, për çfarë më ke ftuar mua?

Blendi Fevziu: Ore Gjokutaj mund të më dëgjosh mua mos flasësh kot. Një pyetje kam. Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët…. A mund të më dëgjosh tani apo jo?

Genc Gjokutaj: Fevzi fol mirë me mua se nuk jam i ftuari jot i përhershëm.

Blendi Fevziu: A mund të më dëgjosh o zotëri?

Blendi Fevziu: Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët se kishin hall të luftonin Iranin, apo i morën se ia kërkoi SHBA-ja?

Genc Gjokutaj: Se ia kërkoi SHBA-ja.

Blendi Fevziu: Kaq është, pra. Dhe sot SHBA po thotë këtë gjë. Nuk i morën këtu për të luftuar regjimin e Teheranit.