Ndonëse asnjëherë nuk ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja Violetë Kukaj, pas akuzave të ish-kunatave të saj tek emisioni “Shihemi në gjyq” se e kishte dërguar vëllain e tyre në psikiatri dhe ia kishte marrë pasurinë, është deklaruar së fundmi avokati i këngëtares, Skender Musa.
Arrestimi në Leposaviq, Petkoviq: Ai s’kishte faj, e prangosën policë me r…
Përmes një deklarate të gjatë me shkrim ekskluzivisht për T7, ai ka pohuar se ish-kunatat të ndikuara nga ish-bashkëshorti i këngëtares Faik Retkoceri, i cili sipas tij, akuzohet për veprat penale, dhunë në familje dhe ngacmimi, janë duke ushtruar dhunë psikike përmes nënçmimit dhe linçimit publiku.
Tutje, avokati i Violetë Kukajt ka thënë se të gjitha deklarimet e ish-kunatave të këngëtares dhe udhëheqëses së emisionit Eni Qobani, të dirigjuara nga i akuzuari Faik Retkoceri, janë shpifje.
“Madje, veprimet e këtij të fundit kanë ndikuar në ekonominë familjare dhe pasurinë e krijuar nga Violetë Kukaj”, thuhet në deklaratën e Musës.
Avokati ka informuar se këngëtarja Violetë Kukaj ka vendosur që të drejtat e saj t’i mbrojë në rrugë ligjore përmes sistemit të drejtësisë dhe jo përmes debateve në TV Klan, e aq më pak në emisionin “Shihemi në gjyq” e që është në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Të gjitha detajet e hollësishme të këtij reagimi dhe atë se çfarë pritet të ndodhë i gjeni në videon më poshtë.