Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Muhaxheri: Jetët e humbura nuk mund të kthehen, tjerat rregullohen

 
   

Kryetari i Komunës së Pejes, Gazmend Muhaxheri deklaroi për KosovaPress se është tragjike rasti që ndodhi mbrëmë gjatë vërshimeve, ku si pasojë humbi jetën një nënë bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar.

Derisa tha se tanimë gjendja është e qetë, ai u shpreh se sasia e reshjeve të shiut të djeshëm nuk ndodhur që “ndoshta 50 vjet”.

Muhaxheri: Përveç rastit tragjik që kanë humbur nënë me fëmijë, tjerat sende që rregullohen

“Përveç këtij rasti tragjik që kanë humbur nëna me fëmijë, këto tjera janë sende që rregullohen, por këto dy jetë nuk mund të kthehen. Ka ra shi shumë kohë të gjatë dhe mbrëmë ka qenë sasi e reshjave që nuk ka ndodhur ndoshta për 50 vite. Duhet t’i bëjëm sajimet dhe të shohim çfarë do të bëjmë”, tha Muhaxheri.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.