Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Më e mira nuk ka ardhur ende”, Reynolds: Marrëdhëniet mes lowa-s dhe Kosovës janë të forta

Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds të hënën ishte për vizitë në Kosovë, ndërkaq është nënshkruar rinovimi i Marrëveshjes së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Reynolds në një postim në Twitter shkruan se është krenare për këtë marrëveshje dhe se përmes sigurisë, arsimit e lidhjeve të reja tregtare marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rritet.

Krenare që i bashkohem presidentes Osmani për të nënshkruar rinovimin e Marrëveshjes tonë simotër shtetërore me Kosovën.

Qoftë përmes sigurisë së përbashkët, arsimit, apo lidhjeve të reja tregtare, marrëdhënia speciale mes lowa dhe Kosovës është e fortë dhe do të vazhdojë të rritet—më e mira nuk ka ardhur ende!”, shkruan guvernatorja.

Ndryshe, Kosova dhe Iowa kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë, arsimit, etj.