Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Myftiu Tërnava ua uron besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i ka uruar të martën besimtarët myslimanë në prag të Festës së Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit nis këtë vit më 28 qershor.

Tërnava ka thënë se kjo festë e ka domethënien e “paqes, drejtësisë, unitetit dhe mirëkuptimit”.

Pak ditë para shënimit të kësaj feste, në Arabinë Saudite nis pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit.

Ky ritual njihet si një prej pesë shtyllave të Islamit.

“Në mesin e miliona hanxhinjve që sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë, me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, shprehin përkushtimin e tyre ndaj krijuesit”, ka thënë Tërnava.

Autoritetet saudite presin numër rekord pelegrinësh këtë vit, pas heqjes së të gjitha kufizimeve për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Festa e Kurban Bajramit është e dyta pas Fitër Bajramit, e cila shënohet rreth dy muaj më herët.

Ato konsiderohen ndër festat më të rëndësishme në besimin islam.