Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Çfarë bëhet me këta o burrë”! Përgjimet, si e korruptuan bosët policin?

Zbardhen detaje të reja nga dosja, që SPAK njoftoi sot se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ‘Eurojust’ goditi një grup kriminal. Në total u lëshuan 21 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe polici i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni i cili është korruptuar nga trafikantët e drogës.

“Roli i policit? Gjatë një operacioni për sekuestrimin, punonte në Shkodër, është korruptuar nga njëri prej trafikantëve. Roli i shqiptarëve ishte transportues, porositës dhe shpërndarës” tha Prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

Sipas përgjimeve nga dosja, në një moment, trafikantët kur shohin policët në kontroll thonë “Pfff, na çanë k… edhe këta o burrë”.

Grupi merrej me trafik droge në formën e çokollatës dhe vepronin nga Siria, Turqi, Greqia, Shqipëria, Italia dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro. Kryesor në grup ka qenë Endrit Bakiu.