Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi viziton BIK-un: Urojmë besimtarët dhe miqtë tanë që po mbahen në Hagë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, derisa ka ftuar për solidarizim me njëri-tjetrin.

Që aty, Krasniqi ka uruar edhe ish-drejtuesit e UÇK-së të cilët ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Atyre ua urojmë këtë festë duke shpresuar që të bashkohen me ne sa më shpejt”, është shprehur Krasniqi.