Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Konjufca: Kurban Bajrami është festë që na bashkon

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për nder të festës së Kurban Bajramit qëndroi sot në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Nga aty, Konjufca bëri thirrje për më shumë solidaritet e kujdes ndaj njëri-tjetrit, në veçanti ndaj atyre që janë më skamnor.

Po ashtu, Konjufca falënderoi Bashkësinë Islame për kontributin dhe rolin në shoqëri.

Konjufca: Është një festë, e cila na e kujton se sa i rëndësishëm është solidariteti

“Është më të vërtetë një festë, e cila na bashkon, një festë e mirësisë, sakrificës, një festë, e cila na e kujton se sa i rëndësishëm është solidariteti, sa të rëndësishme janë porositë hyjnore për kujdes ndaj njëri tjetrit, dashuri, për kujdes ndaj atyre që janë më nevojtarët e më skamnorët në mesin tonë. Me këtë rast shfrytëzoj rastin t’i përgëzoj dhe falënderoj BIK-un dhe myftiun Tërnava personalisht për kontributin dhe rolin e tij pozitiv në shoqërinë tonë nga çdo aspekt, edhe nga aspekti i bashkimit, e mirëmbajtjes së besimit në mesin e besimtarëve, por edhe nga dimensioni shumë i rëndësishëm i zhvillimit të aktiviteteve bamirëse, humane, të cilat BIK gjithmonë i ka zhvilluar”, tha Konjufca.

Myslimanët në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin.