Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit rus mbi një restorant në Kramatorsk të Ukrainës.
Ai tha se Rusia po vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte.
“Në një demonstrim tjetër të terrorit që Rusia po ushtron mbi civilët ukrainas, një raketë ruse e lundrimit goditi një restorant dhe qendër tregtare në Kramatorsk. Kjo ishte një pikë takimi e njohur për shtypin ndërkombëtar. Përsëri, Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të kryejë krime lufte”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Nëntë persona u vranë, përfshirë tre fëmijë, nga raketat ruse që goditën qendrën e Kramatorskut në Ukrainën lindore.
Sipas shërbimeve të emergjencës në Ukrainë, së paku 56 persona u plagosën në sulme.
“Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesës së shkatërruar dhe po kërkojnë njerëz që ndoshta janë ende nën to”, thanë zyrtarët e urgjencës në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Autoritetet lokale thanë se në zonë kishte prani të madhe civilësh, kur raketat goditën.
In another demonstration of the terror Russia is imposing on Ukrainian civilians, a Russian cruise missile hit a restaurant & shopping centre in #Kramatorsk.
This was a well-known meeting point for intl press. Yet again, Russia continues to violate intl law & commit war crimes— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 28, 2023