Në piskun e ditëve të nxehta të verës, jetesa pa kondicioner është sfiduese dhe shumë e parehatshme.
Pa kondicioner në verë është e pamundur të jetosh, megjithatë ka njerëz që për arsye të ndryshme nuk e instalojnë dot atë në shtëpi.
Ekspertët japin disa këshilla për mënyrat më të lehta për të përballuar vapën në mungesë të kondicionerit.
Shfrytëzoni freskuesen
Ju mund të shfrytëzoni freskuesen për të freskuar shtëpinë dhe veten.
Para freskueses mund të vendosni shishe me ujë të akullt ose edhe akull ose një peshqir të lagur me ujë të ftohtë sipër saj.
Një taktiktë e tillë ndihmon në përhapjen e menjëhershme të ajrit të ftohtë.
Hapini dritaret
Hapja e dritareve në mbrëmje është e rekomanduar jo vetëm për pastrimin e ajrit por edhe freskinë e shtëpisë.
Gjatë ditës mund të mbani perdet e mbyllura dhe freskuesen ta mbani pranë dyerve ose dritareve.
Hiqni nga priza pajisjet jo të nevojshme
A ju duhet mikrovala në verë? Nëse jo, hiqeni nga priza, atë dhe çdo pajisje tjetër të panevojshme në këtë stinë, që gjithsesi përçon shumë nxehtësi në shtëpi dhe e bën ambientin shumë të nxehtë e të padurueshëm.
Gatime të caktuara është mirë të mos i bëni në shtëpi që ajo të mos mbushet me nxehtësi të tepërt
Jastëkët në frigorifer
Nuk e lexove gabim. Çarçafët dhe jastëkët mund të mbështillen në qese plastike dhe më pas në frigorifer ku do të qëndrojnë të ftohtë dhe mund t’i hiqni pak para gjumit.
Jastëkët dhe çarçafët do të jenë të freskët dhe do ju zërë gjumi shumë lehtë.
Për t’i paraprirë situatës, ju mund të vendosni disa ndërresa në qese plastike dhe t’i mbani në frigorifer kur ju duhen.