Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stuhi të reja të fuqishme përshkojnë Ballkanin, breshër i madh në Slloveni, raportohet për dëme

Fronti më i ri që po përshkon sot pjesë të Ballkanit ka shkaktuar stuhi mjaft të fuqishme në Slloveni, pjesë të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

Stuhi intensive përfshinë pjesë të Sllovenisë kontinentale ku u shënuan erëra të dëmshme dhe breshër i madh në disa rajone.

Stuhitë e sotme që përshkuan Slloveninë ishin mjaft intensive, ndërsa ato që hynën në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi ishin shumë më të izoluara por mjaft të fuqishme.

Raportohet për dëme të mëdha veçanësisht në disa pjesë të Sllovenisë nga breshri masiv dhe erërat shumë të fuqishme.

Fronti po afrohet drejt juglindjes, ndërsa të mërkurën do të përfshijë edhe Kosovën ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe pse fronti do të dobësohet deri në Kosovë, megjithatë nuk duhet të nënvlerësohet tërësisht.