Përfaqësuesi i Shoqatës “Bereqeti”, Xheladin Fazliu, tregoi rëndësinë e shkuarjes në Haxh.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Fazliu tregoi se besimtarët myslimanë e kanë vetëm njëherë në jetë obligim shkuarjen atje.
“Haxhi për besimtarët është i obligueshëm vetëm njëherë në jetë. Atij njëri të cilit iu është mundësuar ta kryej Haxhin, kur të kthehet në shtëpinë e tij është i falur nga të gjitha mëkatet dhe është i pastër ashtu siç e kanë lindur prindërit. Mirëpo, ka edhe gjëra tjera të cilat e përgatisin një besimtar para se të shkojë në Haxh. Me një fjalë, duhet të jesh haxhi edhe para se të shkosh në Haxh. Kryerja e këtij obligimi të jep edhe disa porosi shumë të rëndësishme, që të jemi besimtarë të sinqertë në punë, në vepra, pra ka obligime shtesë. Nuk është vetëm një vizitë e thjeshtë, i ka rregullat e veta dhe porositë shumë të mëdha. Kemi të bëjmë me një Ibadet dhe është njëra nga 5 shtyllat e Islamit”, deklaroi Fazliu.
Besimtarët mysliman në Kosovë sot festojnë Kurban Bajramin.
Festa e Kurban Bajramit vjen pas përfundimit të Haxhit i cili është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.